Ballina / Lajme / Atë që nuk ma ofroi burri ma ofroi doktori!
Loading...

Atë që nuk ma ofroi burri ma ofroi doktori!


“Jam një zonjë 45 vjeçe, nga Prizreni. I kam dy fëmijë, një djalë e një vajzë. U martova kur isha 19 vjeçe, sepse rashë në dashuri. Por, më vonë gjërat ndryshuan”, kështu shkruan për Portalin “Kosovarja”, H., nga Prizreni.

U fejuam dhe kemi qëndruar të fejuar pothuajse një vit, sepse unë duhej ta kryeja fakultetin. Studioja Letërsinë. Gjithçka shkonte mirë me burrin tim dhe sot e kësaj dite shkon gjithçka mirë, sepse ai nuk e di se çfarë i kam bërë unë dy vjet me radhë. Nuk e di dhe asnjëherë nuk e kam vendosur nëse duhet t’i tregoj dhe sa herë që e shoh burrin tim më vjen rëndë që jam gruaja e tij. Një bashkëshorte e mirë nuk duhet të tradhtojë kurrë, sepse tradhtia është shkaku kryesor që prish një familje. Kjo ka qenë gjithmonë ideja ime dhe më vjen shumë keq që nuk arrita ta mbaja deri në fund, por jeta qenka e çuditshme dhe shumë e pakuptimtë.

Loading...

E doja shumë burrin tim, edhe pse ai nuk e ka shkollën që prindërit e mi kërkonin për dhëndrin e tyre. Kujt ia priste mendja se unë në moshën 45 vjeçe, grua e pjekur, do e tradhtoja me doktorin, i cili më kuroi për një sëmundje që më vonë mora vesh që nuk e kisha pasur kurrë!

Para pak vjetësh u sëmura keq. Asnjë doktor nuk po më gjente dot se çfarë kisha, sepse nga simptomat dukej sikur isha shtatzënë, por ehoja që bëra nuk tregoi diçka të tillë. Një ditë burri im erdhi në shtëpi me një burrë tjetër dhe më tha se ishte doktor. Ai më vizitoi dhe më tha se i kisha simptomat e terbekulozit. U habitesha që më tha se isha e sëmurë, sepse unë nuk ndihesha edhe aq keq, por vetëm në momente. Doktori ishte një goxha burrë, rreth të pesëdhjetave… Ai vinte në vizitë te unë edhe kur im burrë nuk ndodhej në shtëpi. Dhe, ardhjet e tij në shtëpinë tonë u bën të shpeshta, edhe pse unë nuk ia merrja për të keq, sepse mendoja se qëllimi i tij ishte shërimi im dhe asgjë më shumë.

Kaluan disa kohë dhe unë po filloja ta ndieja mungesën e tij. Kur kalonin dy ose trei ditë që ai nuk vinte t’më kontrollonte, ndihesha më keq. Çuditërisht, sa herë që ai vinte te ne unë ndihesha më mirë. Dhe, ndodhi si ndodhi, një ditë im burrë kishte shkuar me punë jashtë Prizrenit dhe nuk kthehej deri vonë. Pasdite erdhi mjeku te unë në vizitë. U hamenda: im burrë nuk është në shtëpi…

Filluam të bisedojmë për jetën në përgjithësi dhe në një moment, i thash: “Sot ma paska qejfi të pimë pak verë”.
Ai, pasi më shikoi në sy, më tha se kishte ditë që edhe ai donte të pinte për të harruar problemet që kishte në shtëpi. Aty kuptova se njerëzit që duket sikur nuk kanë asnjë problem, kanë më shumë. Duke pirë verë dhe duke treguar për jetën e tij, më dukej sikur e njihja që moti. Pimë pak verë dhe as vetë nuk e kuptova se si përfundova duke u përqafuar me të dhe ndjeva buzët e tij të preknin buzët e mia.

Çfarë ndjesie! Kishte shumë kohë që nuk ndihesha kështu, madje kisha harruar se sa kohë kisha që nuk provoja afshin e puthjes plot pasion. U puthëm me orë të tëra dhe në fund u gjendëm në krahët e njëri-tjetrit në shtrat…

Kur kryem punë, të dyve na vinte turp nga njëri-tjetri dhe nuk e shikoja në sy as unë atë e as ai mua.

Dhe, teksa bëhej gati të dilte nga shtëpia ime, më tha: “Ti nuk je e sëmurë, nuk ke asgjë. Thjesht, je e mërzitur, e stresuar…”.

E shikoja dhe nuk mund të besoja në atë që tha…

Por, nga ajo kohë, vërtet, fillova të ndihesha më mirë..
n-euml-udh-euml-kryq-me-ndihm-euml-n-e-mjek-euml-ve-pacientja-me-diagnoza-t-euml-ndryshme-video_hd-780x439