Wednesday , 22 February 2017

Dalin detaje të reja: Si u përgatit atentatori për vrasjen e Ambasadorit rus


Mevlut Mert Altintas, i cili vrau ambasadorin rus në Ankara, Andrey Karlov, të hënën pasdite, kishte qëndruar në një hotel afër vendit të ngjarjes, sipas hetimeve të para.

Loading...

Zyrtari policor Altintas kishte qëndruar afër Galerisë së Arteve Bashkëkohore në Ankara, ku edhe e kishte rezervuar hotelin, transmeton Express.

Sipas detajeve më të fundit, Altintas kishte marrë leje nga puna më 19 dhjetor dhe e kishte rezervuar hotelin në mënyrë që ta planifikonte sulmin.

Derisa koha po afrohej për fjalimin e Karlovit në Galerinë e Arteve, me rastin e hapjes së një ekspozite të fotografisë, Altinatas ishte rruar dhe veshur mirë para se të largohej nga hoteli për të shkuar në ekspozitë, ku hyri duke e treguar kartelën e identitetit si polic.

Raportohet se ai e qëlloi ambasadorin plot nëntë herë, nga 11 plumba sa i kishte shkrepur në total./Express/
amb-2