Entuziazëm në Serbi: Trump do të na e kthejë Kosovën


Në Serbi, për dallim nga Kosova, fitorja e republikanit Donald Trump, ka gëzuar shumë njerëz, pavarësisht se edhe atje ka jo pak të tillë që mendojnë se ai është i rrezikshëm për botën.

Ndërsa për ata serbë që ende besojnë se Kosovën mund ta kthejnë ndonjëherë, fitorja e Trump-it ua ka rritur shpresat.

Gazeta “Blic”, në një anketë me qytetarë nëpër rrugët e Beogradit, ka marrë opinionet e serbëve për zgjedhjen e presidentit të ri amerikan, transmeton “Gazetametro.net”.

Nikolla thotë se është i entuziazmuar me fitoren e Trump-it, ngase ai, sipas tij, i do serbët dhe do t’ua kthejë Kosovën.

“Unë jam i kënaqur me fitoren e Tramp – ai do serbët. Kam dëgjuar të thuhej se nëse do të fitonte ai do të na e kthejë përsëri Kosovën. Nuk më pëlqen Clinton për shkak të bashkëshortit të saj, i cili ishte kundër Serbisë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Nikolla.

Ai beson se fitorja e Trump-it do të ndryshojë politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur bëhet fjalë për Serbinë.

Ndërsa, Andrea një qytetar tjetër beogradas, mendon krejtësisht ndryshe nga Nikolla. Ai thotë se është i shqetësuar se Amerika do të udhëhiqet nga një biznesmen.

Më së largu shkon Ilija, i cili thotë se ende nuk po mundet të besojë se Trump-i ka fituar. “Ai është një njeri i çmendur! Unë kam dëgjuar duke e krahasuar me Sheshelin”.
donald-trump