Historia tronditëse në Tiranë/ “Prindërit ikën në dasëm, vëllai më përdhunoi” (Foto+Video18)


Rastet e përdhunimit në familje janë shtuar gjatë kohëve të fundit në vendin e tonë dhe traumat nuk janë aspak të vogla tek personat që i përjetojnë këto abuzime. I tillë është edhe rasti i një vajze nga Tirana, e cila ka vendosur të shprehet dhe të tregojë dramën e jetës së saj. Ajo shkruan në profilin e saj në Facebook se është përdhunuar nga vëllai në moshën 14-vjeçare, ndërsa prindërit e lanë vetëm me të dhe ikën në një dasmë.

Sipas vajzës, vëllai abuzoi me të për gjashtë vite rresht dhe ka qenë frika ajo që e ka ndaluar të renë të shprehet për këtë hall të madh të sajin. Vajza, emrin e së cilës nuk po e bëjmë publik për arsye etike, thotë se ka ardhur momenti që ky fenomen të pushojë së ekzistuari dhe se ka vendosur të flasë në mënyrë që vajza të tjera të mos e pësojnë si ajo.

“Dua të rrëfej një histori që nuk po mund ta mbaj më në shpirt se po ma shkatërron zemrën, shpirtin, jetën dhe dua të zbrazem se kështu mund ta liroj shpirtin. Se kështu mund të jenë shumë vajza si unë dhe nuk mund të flasin për shumë e shumë arsye. Por unë u them që duhet të flasim se pse duhet të ndalojmë shumë e shumë vuajtje të tjera si unë. Isha vetëm 14 vjeçe. Një natë njerëzit e shtëpisë ikën në një sebep, në një dasmë dhe më lanë vetëm me vëllain tim. Ai ishte 22 vjeç dhe atë natë ai më erdhi në dhomë dhe më përdhunoi. Vazhdoi prej 6 vjetësh të më përdhunonte vazhdimisht dhe unë nuk flisja dot se kisha frikë se më kërcënonte dhe kisha frikë se mos nuk më besonin. Nuk dija se kujt t’ia shprehja se e dija që nuk do më besonte askush. Por vendosa të shprehem në këtë mënyrë që të nxjerr helmin nga barku”, – tregon vajza historinë e saj.

Ajo shprehet se vëllai i ka shkatërruar jetën dhe se tani asnjë gjë nuk ka më vlerë për të. Marsida ka sjellë në jetë një vajzë, e cila është shndërruar në arsyen e jetës së saj, pasi siç shkruan, nëse nuk do ta kishte këtë vogëlushe, do t’i kishte dhënë fund jetës së saj me kohë.

“Më ka shkatërruar jetën. Nuk jam më njeri. Nuk di si ta konsideroj veten. Jeta ime nuk ka më vlerë. S’e di çfarë do të bëj. Të vdes, nuk di ku të lë gocën. Po të lë gocën, kështu do përfundojë dhe goca ime. Unë nuk kam më jetë. Jeta ime ka mbaruar. Familja ime nuk më besojnë. Motra ime më qorton. Do vdes, po ç’faj ka fëmija? O zooot ç’a të bëj”/ JOQ/
dwb-e1408912139494