Ja çka po ndodhë në KSHZ, mbledhja nën presion të madh, turmat e protestuesve po shtohen (LIVE)


Komisioni Shtetëror Zgjedhor po vazhdon mbledhjen ku po shqyrtohen ankesat e LSDM lidhur me parregullsi në zonën e 6 zgjedhore. Mbledhja po vazhdon nën presion të madh, derisa po dëgjohen zhurmat nga thirrjet e protestuesve.

Po dëgjohen thirrje “Maqedoni, Maqedoni” , “Hajdutë” dhe thirrje tjera. Ndërsa në kore kanë vazhduar edhe këngët patriotike. Shumica prej tyre janë përkrahës të VMRO-DPMNE, edhe pse ata nuk po mbajnë flamuj partiak.
kumanova