Wednesday , 22 February 2017

Një qytetar nga Kosova rrëfen sulmin terrorist në Berlin


Sulmi, i cili nga policia gjermane po cilësohet terrorist në Berlin ka lënë të vdekur së paku 9 persona. Ndërkohë, ende nuk dihet, nëse viktime e këtij sulmi mund të jetë ndonjë qytetarë shqiptarë.
‘Indeksonline’, ka provuar të marrë qëndrimin e ambasadës se Kosovës në Gjermani, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Në anën tjetër, një qytetarë nga Podujeva, Artan Selmani ka përshkruar gjendjen në Berlin. Ndonëse, thotë se nuk është në dijeni, nëse ka ndonjë viktime nga Kosova apo Shqipëria nga ky sulm.
“Ajo çfarë ka ndodhur është tragjedi e vërtete. Ka shumë panik tek qytetarët. I gjithë qyteti është i bllokuar. Tani për tani nuk di nëse ka ndonjë viktime shqiptare nga ky sulm”, ka thënë Selmani.
Ndryshe, mediet gjermane kanë raportuar se një kamion ka hyrë në një treg Krishtlindjesh të mbushur me njerëz, duke u shkaktuar lëndime të shumta.
gjer-teror-620x330

Loading...