Protestuesit brohorasin: “Mjaft i mbrojtët shqiptarët” (VIDEO)


Qindra persona mbështetës të VMRO-DPMNE-së janë duke protestuar në këto momente përpara objektit të KSHZ-së ku po shqyrtohen ankesat e LSDM-së.

Siç raporton gazetari i TV SHENJA-s nga terreni, protestuesit bëjnë thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare. Ata brohorasin, “Shqiptarët po e caktojnë fatin e Maqedonisë”, “Mjaft i mbrojtët shqiptarët”. Protestuesit gjithashtu kërkojnë “që të mos ju ngelet mundësia shqiptarëve për të vendosur për fatin e Maqedonisë”.

Në vendngjarje vërehet numër i madh i forcave policore. /SHENJA/
policia-arrestim-naten