Putin, befason me deklaratë të papritur pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi


Pas vrasjes së ambasadorit rus, Andrei Karlov në Turqi, ka reaguar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se kjo vrasje kishte shkas prishjen e raporteve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, transmeton Express.

Putin e ka quajtur sulmin ndaj ambasadorit rus një provokim të qartë, që ka synim të ndikojë në procesin e normalizimit të situatës në Siri.

“Kjo vrasje është qartë një provokim për të dëmtuar përmirësimin e raporteve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë dhe dëmtimit të procesit për vendosjen e paqes në Siri, të drejtuar nga Rusia, Turqia, Irani dhe vendet e tjera të interesuar për normalizim të gjendje në Siri.” ka thënë presidenti rus. /Express/
largea_putin-m1454154017