Ballina / Aktualitete / Rast shokues në Fier/ Vjehrri kryente marrëdhënie prej 15 vitesh me nusen e djalit (VIDEO)
Loading...

Rast shokues në Fier/ Vjehrri kryente marrëdhënie prej 15 vitesh me nusen e djalit (VIDEO)


Një histori e trishtë e ndodhur në Shqipëri ka shokuar mbarë opinionin publik ku vjehrri, pasi ushtronte dhunë fizike epsikologjike ndaj nuses, prej 15 vitesh e kishte përdhunuar në mënyrë sistematike.

Më e vështirë bëhet kur pas sjelljes në jetë edhe të tre fëmijëve, bashkëshorti i gruas së dhunuar i cili ka qënë emigrant, kishte zgjedhur rrugën e heshtjes.

Pak ditë pas martesës, bashkëshorti i të dëmtuarës ishte larguar për në Greqi, ndërsa babai i tij e kishte dhunuar seksualisht. Nëna e tre fëmijëve ka pohuar para hetuesve se vjehrri e detyronte të kryenin seks, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike.

Denoncimi i një krimi seksual 15-vjeçar ka tronditur opinionin publik të një fshati të rrethit të Fierit. Bëhet fjalë për një ngjarje te ndodhur në vitin 2003. Edhe më skeptikët kundrejt traditave të familjes shqiptare janë shokuar kur një 35-vjeçare ka nxjerrë në dritë dhunën seksuale dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj ngavjehrri monstër për një dekadë e gjysmë dhe heshtjen e mosreagimin e bashkëshortit edhe pas vënies në dijeni të këtij fakti.

Pas kallëzimit në polici, të kryer nga 37-vjeçarja, hetuesit kanë provuar se pretendimet e saj ishin të vërteta dhe kanë prangosur rreth tri javë më parë 67-vjeçarin Margarit Ç. nga fshati Topojë i Fierit.

Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore në ngarkim të të dyshuarit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, i cili tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit në Rrogozhinë.

Nga burime të besueshme të gazetës mësohet se gjithçka ka nisur 15 vjet më parë, pak ditë pas martesës së djalit të të arrestuarit, Arben Ç., 40 vjeç, me bashkëshorten Lindita Ç., 35 vjeçe.

Sipas denoncimit, Arbeni, pasi ka kaluar pak ditë të lumtura me bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte 20 vjeçe, është larguar për të emigruar i vetëm në Greqi, ku ka punuar për vite me radhë për të siguruar të ardhurat financiare për familjen.
Burimet e sipërcituara pohojnë se në kallëzimin e saj, e dëmtuara ka pohuar se menjëherë pasi bashkëshorti i saj është larguar për në Greqi, vjehrri i të dëmtuarës, Margarit Ç., e ka dhunuar seksualisht dhe ka vazhduar ta bëjë këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Ajo ka shtuar se gjatë muajve të parë, 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale nën ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike. Gjithashtu, ajo ka shtuar se vjehrri i ka thënë që të mos tregojë për lidhjen e tyre, pasi ishte ajo që dilte e humbur nga kjo histori. Në këto kushte, marrëdhëniaseksuale mes denoncueses dhe babait të bashkëshortit të saj ka vazhduar për vite me radhë.

Duke qenë se bashkëshorti jetonte më shumë në Greqi sesa në familjen e tyre, e dëmtuara ka qenë e ekspozuar direkt ndaj dhunës seksuale të vjehrrit dhe autoritetit të tij. Ndërkohë, gjatë kalimit të viteve, ajo ka lindur fillimisht dy fëmijë, e më pas edhe një të tretë, por për këtë çështje, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse janë pjesë e abuzimit seksual, apo kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj.
gruaja_23-422x300-680x350