Ballina / Lajme / SHBA pritet në çdo moment ta sulmoj Rusinë, thotë Obama – Ja arsyeja
Loading...

SHBA pritet në çdo moment ta sulmoj Rusinë, thotë Obama – Ja arsyeja


Shtetet e Bashkuara Të Amerikës po planifikojnë një sulm të madh hakmarrje në Rusi para se Donald Trump të marrë postin e presidentit, raporton sot media britanike “Daily Star”.

Kjo lëvizje do të vijë si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike, nën urdhrat e presidentit rus Vladimir Putin, që sipas zyrtarëve amerikanë, ka hakuar e-mail-et e Partisë Demokratike për të ndikuar zgjedhjet në favor të Trump.

Presidenti Barack Obama tashmë ka premtuar për të marrë hak mbi Rusinë dhe Putin, duke deklaruar se ai do të nisë sulme.

Obama tha se hakmarrja do të ndodhë në “një kohë dhe vend të zgjedhjes sonë”.

Megjithatë, mendohet se sulmi do të ndodhë brenda disa javësh për shkak se Obama lë detyrën më 20 janar, raporton media britanike.

Mediat ruse raportojnë se Obama është i vendosur të godasë në javët e ardhshme, para Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, raporton syri.net

Rusia Insider raportoi: “Të fillosh çdo sulm, edhe një sulm kibernetik ndaj Rusisë është një akt i pakujdesshëm i destabilizimit dhe mund të interpretohet si një akt lufte”.

Kjo me sa duket do të detyrojë Putin për t’iu përgjigjur me një kundërsulm dhe të prishë marrëdhëniet Rusi-SHBA “nëse Trump dëshiron apo jo”, raporton Daily Star.
rus