Ballina / Lajme / Tensione sonte në Shkup, përkrahës të VMRO-DPMNE grumbullohen para KSHZ (VIDEO) LAJM
Loading...

Tensione sonte në Shkup, përkrahës të VMRO-DPMNE grumbullohen para KSHZ (VIDEO) LAJM


Përkrahës të VMRO-DPMNE janë tubuar para Komisionit Shtetëror Zgjedhor me thirrjet për të mos u falsifikuar rezultati i zgjedhjeve, informon INA.

Qindra prej tyre i janë afruar dyerve të ndërtesës së njohur ku ishte vendosur shtëpia botuese “Maqedonia e Re”. Policia ka blinduar ndërtesën dhe ka ndërmarrë masat e sigurisë, derisa brenda po vazhdon mbledhja e KSHZ.Kjo protestë po ndodhë derisa po shqyrtohen ankesat e LSDM. Më parë u hodhën poshtë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa nuk janë pranuar edhe dy ankesa të LSDM.
70d6b593-aa3b-4afd-ba38-218ac6fcaf89_w987_r1_s