Wednesday , 22 February 2017

Xhevdet Shehu, rrëfen si i shpëtoj sulmit pas votimeve në Drenas (VIDEO)


Krahu i djathtë i kandidatit të pavarur Xhavit Drenori, Xhevdet Shehu mbrëmjen e katër dhjetorit e kishte planifikuar që të festonte fitoren e Drenorit si kryetar të komunës së Drenasit. Por, ai mbrëmjen e së dielës e përjetoj pothuajse sikur në filma aksion, pasi dikush provoj ta sulmoj atë deri sa ishte duke shkuar në shtëpi.

Loading...

Shehu rrëfen se qëllimi ka qenë që së bashku me makinën e tij të dal jashtë rrugës.

Në anën tjetër edhe kandidati për kryetar të komunës Xhavit Drenori shpreh shqetësimin e tij duke thënë se policia shumë shpejt duhet ta zbardh rastin pasi edhe veturat janë të identifikueshme.

Ndërsa, zyrtarja për informim nga Policia e Kosovës së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është hapur në polici dhe polica është duke punuar në këtë rast./GazetaTribuna
foto-1-848x478